Dibër, më pak prodhim qershie, shkak temperaturat e ulëta gjatë lulëzimit

0 0
Read Time:58 Second

Moti i ftohtë gjatë muajit Prill ka dëmtuar të gjitha qershitë e hershme në lulëzim në Dibër, e për pasojë prodhimi aktualisht është shumë i vogël. Medin Kryemadhi është një nga fermerët që është dëmtuar nga moti i keq gjatë Prillit. Medini shprehet se të paktën 500 rrënjë qerëshi u dëmtuan nga shiu e ngrica në lulëzim. Sipas tij, e njëjta situatë ka qenë për gjithë kultivuesit e qershisë në zonën e dibrës.

Sipas Kryemadhit, mungesa e prodhimit të bollshëm të qershisë ka bërë që çmimi i një kilogrami me shumicë të shkojë deri në 300 lekë.

Mungesën e prodhimit e konstatojmë edhe përgjatë rrugës Maqellarë – Peshkopi ku i vetmi shitës është fermeri Agron Feruku. Edhe ai shprehet se dëmi ka qenë i madh gjatë periudhës së lulëzimit të qershisë, ndërsa shton se shteti duhet të planifikojë mbështetje për ta duke financuar skema që ju mundësojnë mbulimin e plantacioneve me qershi.

Kultivuesit e qershisë shpresojnë që të përmirësohet moti dhe të kenë prodhim tek varietetet e vonshme që nisin nga mesi i muajit Qershor, në të kundërt thonë ata, mund të mos nxjerrin as koston e shërbimit që ju kanë bërë.

(mat Tv)

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
33 %
Surprise
Surprise
67 %