Read Time:34 Second
Dibër – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër, ku raportohet se njjë 30-vjeçar ka mbërritur në Spitalin Rajonal të Dibrës pa shenja jete, i goditur me plumb në kokë.
Burimet për Bulqiza.info raporojnë se një person rreth 30 vjeç ka ndërruar jetë për shkak të plagëve, pasi ka marrë një plumb në kokë. Mësohet se viktima është nga fshati Vlashaj i njësisë administrative Shupenzë.
Banorë të fshatit të tij kanë deklaruar se e kanë gjetur të riun të plagosur në banesë. Viktimë ka mbetur shtetasi Ernit Dani.
Nuk dihet nëse e kanë vrarë apo ka kryer vevëvrasje. Policia është në vendngjarje dhe po heton rastin/Bulqiza.info/