Dibër/ Firmoset faza e dytë e projektit “Përmirësimi i jetesës përmes ruajtjes së biodiversitetit të parkut natyror Korab-Koritnik”,

0 0
Read Time:1 Minute, 20 Second

Pas zbatimit me sukses në zonën e Dibrës të projektit 1 vjeçar “Përmirësimi i jetesës përmes ruajtjes së biodiversitetit të parkut natyror Korab-Koritnik”, drejtoresha ekzekutive e World Vision Albania, Eljona Elmazi dhe drejtoresha ekzekutive e Prespa Ohrid Nature Trust – PONT , Mirjam de Koning firmosën dje fazën e dytë të këtij bashkëpunimi për 3 vitet në vazhdim.

Në fazën e re të tij, krahas zonës së mbrojtur Korab-Koritnik në Dibër, pjesë e projektit do të jetë edhe parku kombëtar Shebenik në zonën e Librazhdit.

ℹ️Projekti “Ndërtimi i përgjigjes nga komuniteti, për mbrojtjen e biodiversitetit në parkun natyror Korab-Koritnik dhe parkun kombëtar Shebenik”, financohet nga Prespa Ohrid Nature Trust – PONT dhe zbatohet nga #WorldVisionAlbania në bashkëpunim me qendrën Agritra-Vizion në Dibër dhe organizatën “Përtej të sotmes” në Librazhd.

Ky projekt do të mbështesë komunitetet lokale në ndërtimin e kapaciteteve për të reaguar në mbrojtje të #biodiversitetit në dy zonat e mbrojtura.

Do të punohet në 3 drejtime kryesore:

Në rritjen e kapaciteteve të fëmijëve, të rinjve dhe të rriturve, si dhe mbështetjen e iniciativave të tyre për mbrojtjen e biodiversitetit në të dy zonat.
Në mbështetjen e iniciativave që mundësojnë gjenerimin e të ardhurave, specifikisht me kultivimin e bimëve mjekësore nga gratë fermere dhe të rinjtë, si një alternativë që njëkohësisht redukton presionin ndaj burimeve të egra në zonat e mbrojtura.
Në mbështetjen e aktivitetete ekonomike prodhuese dhe turistike, për të njohur dhe respektuar standardet e operimit në zonat e mbrojtura.

Projekti harmonizon ruajtjen e biodiversitetit, fuqizimin ekonomik të komunitetit, aktivizmin e të rinjve, si dhe barazinë gjinore përmes mbështetjes dhe përfshirjes së grave.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %