Dibër/ Festohet 110 vjetori i krijimit të Policisë së Shtetit.

0 0
Read Time:1 Minute, 3 Second

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër kanë festuar sot 110- vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit.

Ceremonia u zhvillua në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, me pjesmarrjen e Prefektit të Qarkut Dibër, Kryetarit të Bashkisë Dibër, përfaqësues të agjensive ligjzbatuese, familjarë të Dëshmorëve të Policisë dhe ish-punonjës policie që kanë dalë në pension.

Pas Himnit të Flamurit Drejtori Vendor i Policisë Dibër Drejtues Dhimitraq Ziu, ka falenderuar pjesëmarrësit për praninë e tyre, dhe ka përmendur në tërësi rrugën e gjatë të vështirë por shumë fisnike që ka kaluar Policia Shqipare për gjatë 110 viteve.

Më pas Drejtori Vendor i Policisë në emër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, ju ka dhënë tre çertifikata me motivacionin për “Shërbime të Dalluara” dhe “Çertifikatën e Karrierës” tre prej efektivëve të Drejtorisë së Policisë Dibër.

Gjatë ceremonisë fjalën e ka marrë Prefekti i qarkut Dibër z.Nexhbedin Shehu dhe Kryetari i Bashkisë Dibër z.Rrahim Spahiu ku uruan strukturat e Policisë për 110 vjetorin e krijimit të saj, duke shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin për shërbimin e tyre në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe inkurajuan që të vazhdojnë me të njëjtin ritëm të japin më të mirën për komunitetin.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %