Dibër, anulohet konçesioni i Llixhave. Të hënën vendimi

0 0
Read Time:2 Minute, 0 Second

D

Pas protestave të banorëve të Dibrës, vendimi për privatizimin e ujërave termale të Peshkopisë do të anulohet të hënën. Ministrja e Mbrojtjes nga Kuvendi tha se analiza e strukturave të shtetit ka treguar se aty ka abuzime. Por nga ana tjetër, banorët kërcënojnë se do të bazohen në Kanun për të mbrojtur pasurinë e zonës.

Vendimi për dhënien në përdorim për 5 vjet të ujërave termale të Peshkopisë do të anulohet.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në cilësinë edhe të deputetes së qarkut, deklaroi në Kuvend se vendimmarrja e Këshillit të Bazenit të Ujërave të Drin-Bunë ishte abuzive e për pasojë do të zhbëhet në fillim të javës së ardhshme.

Olta Xhaçka: Vetëm një ndërhyrje për të qetësuar ata banorët e Peshkopisë që jetojnë përmes ujërave të llixhave. Për të qetësuar përfaqësuesit e Dibrës në këtë parlament, por edhe ata të bashkisë që janë të shqetësuar nga vendi i marrë nga ky Këshilli i Basenit të Ujërave Buna-Drini. Një vendim i cili edhe në këndvështrimit tonë, është një vendim i marrë në mungesë transparence pa kritere të përcaktuara dhe abuzivisht. Është bërë një hetim administrativ mbi këtë vendim dhe të hënën do të ketë një vendim dhe do të anulojë vendimin e parë. Jo vetëm Buna-Drini, jo vetëm që do të anulohet vendimi i parë, por do të marren masa për ata që e kanë marrë këtë vendim abuziv.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, e ka konsideruar teatër të shëmtuar deklaratën e Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Lulzim Basha:Teatër i shëmtuar ky që dëgjuam sot këtu. Del një gjoja deputete dhe bën një gjoja pyetje, dhe flet gjoja e deleguara e Dibrës dhe kthen gjoja përgjigje.Është thjeshtë prishur pazari!

Ndërsa banorët e Dibrës në protestën e radhës kundër vendimit paralajmëruan se do të kthehen deri tek Kanuni për të mbrojtur atë që e cilësojnë pasuri të zonës.

Banori: Nëse nuk zgjidhet ligjërisht, do ta zgjidhim nga ana kanunore.

Banori: Deri sa të japim jetën tonë, nuk do të lëmë asnjë, jo atë.

Çështja zbuloi parregullsi edhe në veprimtarinë e Ndërmarrjes së Menaxhimit të Llixhave në Dibër, ndaj Këshilli Bashkiak ka vendosur ti kalojë ato nën varësi të Bashkisë.

Muharrem Rama: Kjo u votua unanimisht nga të gjithë këshilltarët.

Banorët e Dibrës kundërshtojnë ashpër privatizimin e llixhave ndërsa ngritën dyshime për afera korruptive pas vendimit.

Llixhat e Peshkopisë

/Ora News.tv/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %