Po kush është Dhurata Tusha?
Dhurata Tusha ka mbaruar dy fakultete në Shqipëri. Prej vitesh punoi në vendin e saj si arsimtare dhe drejtuese. E pasi emigroi në Itali, si shumë bashkëkombas të saj vazhdoi shkollimin atje, ku arriti të integrohej mjaftueshëm, dhe sot është mësuese dhe ndërmjetëse (mediatrice) e gjuhës dhe kulturës shqipe që nga viti 2006 – 2020 në Merano dhe zonat rreth saj.
Dhurata Tusha, kandidon sot për të qënë pjesë e Këshillit Bashkiak në komunën ku jeton e punon. Përveçse të ndihemi krenar për të gjithë ata shqiptarë, si Dhurata, që arrijnë të integrohen shkëlqyeshëm në vendet e tjera, duke kapërcyer çdo sfidë me dinjitet, vihemi përballë përgjegjësisë për ti mbështetur ata, në çdo kohë.
“Pranova të bëhem pjesë e kësaj sfide me një përgjegjësi dhe ndërgjegje që përfaqësoj një komunitet që dëshiron barazinë, punon për integrim e dëshiron një të ardhme më të mirë. Puna dhe detyrimet e mia kanë qenë dhe do vazhdojnë të jenë në maksimum. Ku përparësia jonë janë fëmijët e kopshteve, nxënësit e shkollave, individi dhe familjet në nevojë. Të gjitha këto mund të realizohen vetëm duke pasur mbështetjen tuaj”, shprehet Dhurata Tusha.
Data e votimeve është 20- 21 Shtator.
Të gjithë bashkeatdhetarët që kane pashaportë Italiane ose europiane dhe banojnë në Merano dhe Sinigo të bëhemi bashkë dhe të votojmë shqiptaren tonë Dhurata Tusha!