Siç ishte parashikuar dhe më parë evenimenti “Futboll Buzë Drinit” u zhvillua sot në fshatin Fushë Alie të Dibrës. Ideatori i këtij organizimi, gazetari i mirënjohur Defrim Methasani ishte organizator që mblodhi një numër jashtëzakonshëm njerëzish! Skuadrat që morën pjesë në festën e futbollit ishin “Vendasit, Ish-nxënësit, Diaspora dhe Gazetarët” ku u shpërndanë kupa, medalje, dhurata dhe dedikime. Fituesi i këtij trofeu ishte skuadra “Diaspora” që erdhi nga Belgjika për enkas për këtë eveniment.
Të pranishëm në këtë organizim ishin gazetarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, përfaqësues institucionesh dhe shumë organizatorë që bënë të mundur këtë takim.
Defrim Methasani tregon në një postim në rrjetin social Facebook shkruan:-
I lehtësuar tashmë si kurrë më parë. Misioni u kry. Futboll buzë Drinit mori bekimin e tij, falē qindra e mijra njerëzve që u bënë pjesë e tij në Fushë-Alie të Dibrës. Falenderoj me shpirt çdokënd që më mbështeti, që mu bë krah, më ndihmoi dhe më motivoi. Aty ku dikur bëheshin betejat e luftës, aty ku të duket se natyra ka pikturuar me dorë, aty këtë 21 maj u luajt futboll, u dhuruan kupa, medalje, uniforma, topa, u kënduan këngë, u bënë valle, u shpalos traditë, u dhuruan libra dhe u bë tifozllik. Falenderoj ata njerëz që na priten siç i ka hije Çidhnës dhe Dibrës, por dhe respektoj fituesit, ekipin “Diaspora” që erdhi nga Belgjika dhe fitoi trofeun. Ndoshta do më duhej një postim shumë i gjatë nëse ndaloja në emra dhe fakte, por ju them një faleminderit dhe mirënjohje të madhe të gjithëve, sepse veprat e mira kurrë nuk bëhen vetëm. Jam pa tekst…!
|S.Z Dibra ON|