Defrim Methasani organizon “Mall për Lurën”: një aktivitet për arsimin dhe komunitetin”

1 0
Read Time:1 Minute, 15 Second

“Një ditë e paharrueshme për ish-mësuesit dhe nxënësit e shkollës ‘Nikoll Kaçorri’: Nderimi i traditave edukative dhe forcimi i lidhjeve me komunitetin”

Në një aktivitet të organizuar në Lurë, Defrim Methasani riktheu bashkimin e veçantë të ish-mësuesve, nxënësve dhe drejtuesve të shkollës “Nikoll Kaçorri,” duke sjellë së bashku kujtimet e 40 viteve më parë. Me mesazhe frymëzuese për brezat e sotëm, Methasani theksoi rëndësinë e shkollës si institucion i dijes dhe një e ardhme e sigurtë për jetën.

Methasani, një promotor i jashtëzakonshëm i këtyre aktiviteteve, nuk e ka harruar kurrë Dibrën dhe vendin ku ai lindi e u rrit. Ai ka organizuar aktivitete në shkolla të ndryshme, si shkolla e Sohodollit, gjimnazi i Kastriotit, Maqellarë, Sllovë, si dhe kampionatin buzë Drinit.

Portali Dibra On është një tjetër mbështetje e rëndësishme për këto aktivitete, duke sjellë jo vetëm vëmendje brenda komuniteteve ku zhvillohen, por edhe duke i promovuar ato më gjerë. Përmes platformës, këto nisma arrijnë të frymëzojnë dhe të përçojnë mesazhe të rëndësishme për edukimin dhe ruajtjen e vlerave lokale.

Gjatë aktivitetit “Mall për Lurën,” komuniteti lurjan përfitoi jo vetëm nga dhurimet materiale si bazë sportive dhe libra për shkollën, por edhe nga dashuria dhe mirënjohja e treguar për mësuesit dhe kontribuesit e zellshëm. U nderuan edhe ata që nuk janë më, por që kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në edukimin e brezave.

Ky aktivitet u mbështet nga “Lura Grup,” ndërsa fotot u realizuan nga Agron Hoti, ish-nxënës dhe mësues i shkollës, aktualisht operator në RTSH.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %