Gazetari i njohur sportiv me origjinë nga Sohodolli përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka lajmëruar se gjatë muajit prill do të organizojë një takim festiv në shkollën 9-vjeçare të këtij fshati.
Për më tej ai shkruan:- Gjithnjë jam munduar të jemë zëri i të gjithëve, për të promovuar kudo në Shqipëri sportin dhe vlerat e tij. Kësaj here do të rikthehem në vendlindje, në Sohodoll të Dibrës. Edhe pse u largova 5 vjeç, malli më rikthen aty, për të organizuar javën që vjen, një festë sportive dhe për të derguar dhurata të shumta në shkollën e Sohodollit. Po atë ditë do mbjellim 10 pemë bliri, do të dhurojmë 100 libra, shumë uniforma sportive, topa, etj. Në Kompleksin sportiv “Methasani”, do të zhvillohen dy finale në futboll, ku do të jepen kupat dhe medaljet për fituesit, nxënës dhe të rritur. Ju meritoni vëmendjen time sohodollasit e mi. Kush dëshiron të më ndihmojë nga miqtë e mi, është i mirpritur.