Defrim Methasani mbetet nje promovues i madh i vendlindjes se tij. Pak me pare gazetari ne rrjetin e tij social ndan nje ide mjafte interesante.
Nder te tjera ai shkruan:- Ky është vendi i zgjedhur që të ngjan me një amfiteatër natyral, si dëshirë për të organizuar së shpejti një festë sportive me të rinjtë vendas dhe gazetarët sportiv. Ndodhet në Fushê-Alie të Dibrës, aty ku punova si mësues në vitet 1987-1990 në shkollën e mesme “Myslim Shyri”. “Futboll buzë Drinit” e kam titulluar turneun e afërt që mendoj ta realizoj në fundmaj, në shenjë respekti dhe mirënjohje për vendlindjen dhe njerëzit e mirë të cilët jetojnë atje. Ndaj dua të ftoj të bëhen pjesë ish nxënësit e mi të atyre viteve, kolegët dhe drejtorin e shkollës Begu Hajri, si dhe gazetarët sportiv nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Përmes lojës së futbollit, kupave, medaljeve dhe dhuratave të ndryshme sportive, do të promovojmë edhe bukuritë e këtyre anëve, që janë një perlë natyrore turistike. Kush dëshiron të vij dhe kush don të na mbështes, është i mirpritur…!