Gazetari i njohur për të gjithë Defrim Methasani nëpërmjet një statusi në Facebook njoftoi se sot për të është një ditë mjaftë e veçantë. Sot më datën 17 Shtator mbush plot 30 vjet në gazetarinë sportive.
Më 17 shtator 1992 ai bëri kronikën e parë në Radio Televizionin Shqiptar duke shkëlqyer më pas me qindra dokumentarë, lidhje direkte, kronika etj.
Në rrjetin social Facebook ai shkruan :-
17 shtator 1992- 17 shtator 2022
Sot mbushen 30 vjet nga kronika ime e parë sportive në RTSH, pa përmendur bashkëpunimin me radio Tiranën që kish nisur vite më parë nga qyteti i Peshkopisë. Tre dekada dhe një rrugëtim i gjatë dhe pasionant, duke promovuar sportin kudo në çdo vend në Shqipëri dhe jashtë saj, me kronika, telereportazhe, lidhje direkte, emisione dhe dokumentare të pafund. Ndaj i jam gjithnjë mirënjohës këtij televizioni që u bë si shtëpia ime e dytë, pa harruar faktin që këtu erdha Defrim dhe u bëra Defrim Methasani. Një mirënjohje për ata që besuan tek puna ime, për kolegët, drejtuesit dhe bashkëpunëtorët, pa harruar teleshikuesin dhe ju miq që mbeteni si zakonisht për mua mbështetja më e madhe në vite.
Rrugëtimi vazhdon…!