Sigurisht që Kombëtarja e Futbollit është pika e dobët e çdo shqiptari.
Çdokush është krenar për kombëtaren sidomos kur elementët e kësaj skuadre janë djem nga Dibra, padyshim që çdo dibran duhet të ndihet krenar për to.
Një nga talentet dibranë është Dean Vranici, një talent kuqezi që duket se po shpërthen… Dy golat e shënuar sot kundër Suedisë me ekipin tonë përfaqësues U-17 në ndeshjen kualifikuese të europianit e fituar me shifrat 3-1, kanë evidentuar goleadorin e duhur që po bën bumin e rradhës në Kroaci ku zhvillohen të tilla sfida. Deani, është mesfushor me tipare sulmuese me lartësinë trupore 184 cm dhe nuk i ka mbushur 17 vjeç. Ai duket se po trashëgon cilësitë më të mira te babait të tij Dash Vraniçi, ish futbollist i Korabit dhe dy ekipeve të futbollit maqedonas, por edhe trajner në disa akademi futbolli në Itali ku edhe jeton. Prej vitesh Vraniçi stërvitet në Itali ku edhe militon në klubin e Sudtirolit dhe shpresoj që suksesi i dibranit kuqezi të vijoi ashtu si Mahir Halili dhe Qazim Laci të cilët kanë veshur fanellën e kombëtares dhe e kanë mbajtur me dinjitet, ndërsa Xhulio Skuka do ta vesh për herë të parë pas pak ditësh në miqësoren me Arabinë Saudite. Urime Dean dhe me këmbë në tokë!