Dalin në treg qershitë e Dibrës. Fermerët shtojnë prodhimin

0 0
Read Time:45 Second

Prodhimi i parë i qershisë së Dibrës ka dalë në treg. Ndryshe nga vitet e kaluara këtë vit qershia e dibrës është pjekur në fund të muajit Maj ndonëse duhej të ishte pjekur të paktën dy javë më parë. Agron Ferruku është një prodhues qershie i cili ka zgjedhur që prodhimet e tij t’i tregtojë në rrugë, ndryshe nga prodhues të tjerë që zgjedhin tregun urban. Agroni na tregon se ky varitet duhej të kishte dalë tek konsumatori të paktën deri në datën 10 Maj por temperaturat e ulta të Prillit nuk e lanë që të zhvillohej shpejt. Aktualisht në treg një kilogram qershi shitet nga 200 deri në 300 lekë.

Për pak ditë tregu i Dibrës pritet të mbushet në sasi të mëdha me qershi për shkak se në këtë zonë janë dhjetra hektar të kultivuara me këtë dru frutor.

Lajmi i marrë nga (Mat Tv)

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %