Dalin detaje të reja nga dhunimi i 6-vjeçares në Kamëz! Torturohej nga babai me thupër, nëna: E bënte nga malli

0 0
Read Time:1 Minute, 2 Second

KAMËZ– Kanë dalë detaje të reja nga dhunimi i 6-vjeçares në Kamëz nga babai i saj.

Nëna e të miturës ka deklaruar përballë grupit hetimor se 6-vjeçarja është rrahur edhe me thupër nga babai i saj, Raimond Kunoraj, i cili është vënë në pranga.

Gruaja, identiteti i të cilës nuk bëhet me dije, ka thënë se 27-vjeçari Kunoraj e ka goditur me thupër dhe e ka kafshuar të bijën por sipas saj mendonte se e bënte ngaqë e kishte marrë malli e jo për ta dhunuar.

6-vjeçarja ka telefonuar shumë herë të ëmën duke i kërkuar që të mos e lërë vetëm me të atin nga frika e dhunës, por gruaja nuk i ka kushtuar rëndësi.

Ajo ka shfaqur shqetësime edhe në shkollë, deri në të vjella. Nga shtrati i spitali, vogëlushja ka treguar se i ati e dhunonte dhe e kafshonte.

Ekspertiza mjeko-ligjore ka gjetur gjurmë dhunë në trupin e të vogël, përfshirë këtu dhe në organet gjenitale.

Vetë 27-vjeçari Kunoraj ka pranuar dhunën e ushtruar ndaj të bijës, por jo abuzimin seksual. Sot pritet që Gjykata të japë masën e sigurisë për Kunorajn, ndërsa për të ëmën nuk është ndërmarrë asnjë masë nga organet e drejtësisë.

/Bulqiza.info/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %