Intervistë ekskluzive
Dafi Derti është një nga këngëtarët më të kërkuar në tregun muzikor shqipëtar. Ai ka lindur dhe është rritur në fshatin Bllice të Dibrës. Emri i tij I vërtetë është Defrim Derti ku suksesin e tij më të madh e pati në hitin absolute me bashkëshorten e tij këngëtaren e mirënjohur Silva Gumbardhi. Kënga “Të ka lali shpirt” u bë një super hit duke thyer rekorde klikimesh. Dafi tha se:-Kur isha vogël dëgjoja shumë Hip Hopin dhe me kalimin e kohës Hip Hopi mu kthye në profesion. Unë jam Dibran dhe jam krenar për këtë sepse Dibra ka vlera dhe njerëz të mrekullueshëm. Dafi dha intervistë eksluzive për “Rrugën e Arbërit” dhe portalin me te ri DibraOn.com
Dafi, je një nga këngëtarët Dibran më të njohur. Mund të na flasësh pak për fëmijërinë tuaj në Dibër?
Ju përgëzoj realisht për punën që po bëni. Unë kam kaluar një fëmijëri të jashtëzakonëshme sepse jam rritur në fshat dhe dihet që jeta në fshat është shumë aktive. Unë jam nga fshati Bllice ku kam kujtime të paharrueshme që kudo që jam dua ti ndaj me cdonjeri. Kudo që jam kujtimet më rrinë para syve. Më kujtohet vera që gjithmonë iknim të laheshim në Dri apo kur mezi prisnim të bjerë borë dhe dilnim me “cullt e katundit me shqit, e pafund gjëra të tjera që jam I bindur që cdokush që po lexon këtë intervistë i kujtohen.
- Cilat ishin disa sfida që hase kur ike në Tiranë e deri sa u bëre i famshëm?
Sfida? Eh jeta e gjithë është një sfidë por realisht ne që kemi ardhur nga rrethet kemi pasur shumë vështirësi. Edhe në karrierë kemi hasur vështirësi por vullneti dhe ambicia ime smë ka lënë kurrë që unë të ndalem. Sfida nuk kisha vetëm unë si person por sfidë të madhe hasën edhe prindërit e mi që lanë gjithcka që kishin ndërtuar në Dibër dhe erdhën në Tiranë dhe ja flluan nga zero që unë të filloja shkollën dhe të kisha një jetë më të mirë. Vështirësi ka pasur pafund, sidomos në kohën kur sapo mbaroja mësimin ikja në punë, pas punës në studio dmth, netë të tëra pa gjumë, e shumë e shumë gjëra të tjera që më mirë mos i kujtojmë.
- Kush është Dafi jashtë profesionit të këngëtarit, dhe a përshtatet Silva me traditat Dibrane?
Dafi jashtë profesionit është një njeri që bën shumë gjëra. Jam një njeri i thjeshtë në përgjithësi. Momentalisht po vazhdoj studimet e larta për Shkenca Politike dhe një pjesë të madhe të kohës ja dedikoj dhe djalit i cili na ka ndryshuar jetën. Silva është shumë praktike në çdo aspekt të jetës dhe normale që po i mëson mjaftë mirë traditat dhe gatimet e Dibrës, madje ajo ka mësuar të flasë si Dibrane (qesh)
- Kush janë artistët Dibran që ti i vlerëson me të vërtetë?
Dibra ka pasur, ka dhe do të ketë artista që jo vetëm unë por të gjithë i vlerësomë shumë. Psh. Stine që më ka përkrahur në fillimet e mia dua ta falenderoj shumë. Pastaj janë emra të paharrueshëm si Liri Rasha, Vera Laci, Arif Vladi, Noyzi e shumë të tjerë. Ka shumë të tjerë që u kërkoj ndjesë që nuk më kujtohen emrat. Duhet të ndjehemi të gjithë krenar për ato artisë që na kanë përfaqësuar denjësisht.
- Një nga projektet e tua në bashkëpunim me Silvën u bë hit absolute. Kush ishte ndjesia juaj për këtë?
Kënga jonë që u bë hit ndërkombëtar “ Të ka lali shpirt” realisht ne e prisnim për një këngë të suksesshme por jo në ato përmasa që mori ajo këngë. Normal që u ndjemë shumë mirë sepse ëndërroja që një këngë ta kishim hit dhe ajo tejkaloi cdo limit të suksesit. Faleminderit zot.
- Ti je shembull për tu ndjekur nga të gjithë të rijntë. Kush do ishte një mesazh që ti do u jepje për të gjithë të rijntë?
Mesazhi im për rininë Dibrane është që të punojnë sa më fort dhe të arrijnë qëllimet e tyre në jetë dhe kudo që të shkojnë duhet ta bëjnë krenar Dibrën dhe veten e tyre. Kurrë mos e harroni Dibrën cfarë do që të bëni dhe të shkoni.
- Cilat do jenë disa projekte në të ardhmen që mund ti ndash me ne?
Sic e përmenda dhe më sipër tani po studioj për Shkenca Politike dhe përkushtimi ndaj familjes dhe djalit më detyruan që të bëja një pause në muzikë. Por tani kam filluar që të punoj më shumë në studio që po punoj fort për të publikuar albumin tim të parë. Kënga që sapo kemi lancuar ka ecur mirë.
- Çfarë do bëjë për Dibrën në qoftë se do ishe kryetar bashkie?
Eh, po të isha një unë kryetar bashkie sa ndryshime do të bëja në Peshkopi nuk ka fund, ama do e nijsa me fiksimin tim tek gropat tek karburanti që i kam pasur gjithmonë inat (qesh) që i mbaj mend që 11 vjet që kam ikur nga atje. Normal spitalin do e kisha pikën kryesore, plus në shkolla do të investoja shumë sepse baza e një shoqërie është arsimi. Do shtroja çdo rrugicë të qytetit dhe në çdo qoshe do bëja më ndricim. Mos vazhdoj më shumë sepse kam aq shumë gjëra për të ndryshuar saqë nuk do mbaroja kurrë.
Bisedoi : Samet ZAGRADI