Ashtu si të gjithë shtetet e tjera , edhe Shqipëria është mbërthyer nga pandemia e Covid – 19.
Njerëzit janë detyruar të karantinohen duke kufizuar aktivitetin e tyre dhe kjo ka sjellë shumë probleme; një nga të cilët është edhe mungesa e tregut të patates dhe mbetja stok e tyre.
Banorët e fshatrave në Dibër tregojnë se kanë filluar kultivimin e saj, por nëse situata e pandemisë zgjat , nuk do të kenë se ku ta shesin prodhimin e tyre pasi nxjerrja në treg e patates nuk i përmbush kriteret e distancimit social .S.N nga fshati Bahute shprehet i shqetësuar për faktin se qindra kv patate do të mbeten stok për shkak të Covid 19.
Fermerët ,jo vetëm të këtij fshati por të gjithë Dibrës presin nga qeveria që të krijojë mundësi për shitjen e patates por edhe të prodhimeve të tjera bujqësore.
•Kesjana Kata- Dibra ON