Ceremoni përkujtimore në kuadër të 20-vjetorit të rënies në krye të detyrës të Dëshmorit, Zenel Prençi.

0 0
Read Time:50 Second

Nën kujdesin e Drejtorit Vendor të Policisë Dibër, me rastin e 20-vjetorit të rënies në krye të detyrës të Dëshmorit të policisë Zenel Prençi, në fshatin Muhurr u zhvillua ceremonia përkujtimore në nderim dhe mirënjohje të veprës së tij.

Gjatë fjalimit të mbajtur pranë varrit të të ndjerit, u theksua se përkushtimi, korrektësia, ndershmëria, ndjenja e lartë e përgjegjësisë për të realizuar në kohë detyrat e ngarkuara, trimëria dhe guximi në çdo kohë e situatë, kanë qenë tiparet e spikatura në karakterin e ish-kolegut tonë.

Pas 20 vjetësh, përulemi me shumë mirënjohje për aktin sublim që kreu duke flijuar jetën e tij në krye të detyrës. Stafetën e lënë në gjysëm për ruajtjen e rendit dhe sugurisë publike, sot e vazhdojnë me përkushtim dhe ndershmëri djali Gerald dhe vajza Oligerta, të cilët janë pjesë strukturës së Policisë së Shtetit.

Pas përfundimit të ceremonisë, Drejtori Vendor i Policisë Drejtues Dhimitraq Ziu, sëbashku me punonjës të tjerë, zhvilluan një vizitë në familjen e Dëshmorit të Policisë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %