Bulqizë – Breshëri të shtënash me armë zjarri, kanë ndodhur mbrëmjen e së dielës të 7 korrikut në zonën e Bulqizës. Mësohet se drejt disa inspektorëve të Mjedisit të nisur nga Tirana është hapur zjarr.
Gjithçka teksa katër inspektorët kishin shkuar për inspektim në zonë.
Drejt makinës me të cilën udhëtonin inspektorët, nga persona të paidentifikuar, është hapur zjarr.
Fatmirësisht mësohet se nga të shtënat nuk ka të dëmtuar, teksa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Bëhet e ditur se inspektorët kishin shkuar për kontroll në zonën e Tërnovës dhe sapo kishin bërë inspektime dhe kishin zbuluar disa kamionë të ngarkuar me dru, të cilët ishin prerë ilegalisht.
Dyshohet se sulmi ndaj tyre është bërë për shkak të detyrës, teksa po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Bulqizë, qëllohen me armë zjarri inspektorët e Mjedisit nga Tirana
Read Time:39 Second