Bulqizë/ Përfundon numërimi i votave të Njësisë Administrative Ostren; Cila parti dominon

0 0
Read Time:51 Second

BULQIZË – Ka përfunduar numërimi i votave të 4 qendrave të votimit të Njësisë Administrative Ostren të Bashkisë Bulqizë.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dominuese në këtë njësi ka qenë Partia Socialiste, me 49.07%, e përkthyer në 3946 vota. Ndërkohë forcë e dytë politike ka rezultuar Partia Demokratike dhe koalicioni i saj, me 46.47%, e përkthyer në 572 vota. E treta është renditur Lëvizja Socialiste për Integrim, me vetëm 3.17% të votave, e përkthyer në 39 vota.

Deri më tani, rezultati përfundimtar në Bashkinë Bulqizë ka dalë në njësitë administrative Martanesh, Bulqizë, Fushë-Bulqizë, Gjoricë dhe Ostren. Në të pesta këto njësi, forcë e parë ka rezultuar Partia Socialiste. Aktualisht numërimi vijon në Shupenzë, Trebisht dhe Zerqan. Për këto dy të fundit ende nuk ka asnjë të dhënë, ndërsa në Shupenzë deri tani janë numëruar 4 nga 9 qendra votimi, ku sërish PS mbetet në avantazh, me plotë 51.53% të votave.

Marrê nga portali Bulqiza.Info

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %