Nxënësit janë në klasën e gjashtë në shkollën “Shefqet Tançi”. Helmimi ka ndodhur gjatë orës së laboratorit në kimi, ku është përdorur një lëndë kimike e llojit sapun. Gjendja e tyre tashmë është stabël.
Foto ilustruese20 Mars, 2019 11:07
BULQIZË– 11 nxënës të shkollës “Shefqet Tançi” në qytetin e Bulqizës kanë përfunduar të helmuar në spital me të vjella dhe marje mendsh.
Burime bëjnë me dije se nxënësit janë ndjerë keq pasi në orën e laboratorit në kimi, është përdorur një lëndë kimike e llojit sapun, që dyshohet se ka shkaktuar helmimin e tyre.
Nxënësit janë transportuar menjëherë në spital ku kanë marrë ndihmën e parë dhe janë trajtuar me serum. Gjendja e tyre është stabilizuar dhe ato ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
(f.g/dosja.al)