Një sasi eksplozivi ka shpërthyer rreth orës 1 pas mesnate në mjetin në pronësi të shtetasit Elton Debreshi.
Ngjarja ndodhi në fshatin Dushaj, lagjja “Kodra e Danit”. Mjeti tip Benz në pronësi të Debreshit ishte parkuar pranë banesës së tij, ndërsa lënda eksplozive ishte vendosur në pjesën e parme. Nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale.
Policia e Bulqizës ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për autorët e vendosjes së lëndës eksplozive. Ndërkohë, mjeti i ish kandidatit të pavarur për deputet në zgjedhjet e 25 Prillit, Elton Debreshi është dërguar në komisariatin e Bulqizës ku do t’i nënshtrohet ekspertizës së thelluar.
Paraprakisht ngjarja dyshohet të ketë lidhje me detyrën e Debreshit aktualisht si Kryetar i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës.
Mat TV