Prej disa vitesh bletarët e Qarkut Dibër po ankohen për dëmtimin e mizës së bletës. Ky dëmtim është përhapur në të gjithë qarkun ndërsa nuk ka ende një shkak të vërtetuar, megjithëse bletarët kanë bindjen e tyre. Një ndër bletarët e dëmtuar është edhe Xhavit Muka nga Gjorica e Bulqizës. Ai thotë se dëmtimi i bletës së tij ka nisur tre vite më parë. Sipas specialistëve që ka marrë ai për bletët e tij, ngordhja nuk ka ardhur si rezultat i sëmundjeve të cilat i kanë prekur gjithmonë. Ai shton se specialistët i kanë thënë që një ndër shkaqet ka qenë mbjellja e drogës në territorin ku ushqehej bleta.Një tjetër shkak që dyshohet se ka sjellë një dëmtim masiv të bletës në të gjithë Qarkun Dibër, është edhe cilësia e dobët e ilaçeve që përdoren për kurimin e tyre
Marrë nga Tv Bulqiza