Dy persona janë vënë në pranga, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim pasi u kapën duke shpërndarë lëndë narkotike, kanabis.
Policia e Bulqizës bën me dije se shtetasi E. D 23 vjeç dhe shtetasi A.S, 24 vjeç u kapën teksa kishin bërë gati një sasi dozash kanabisi për shitje.
Ndërkohë në kërkim është shpallur shtetasi A.S., pasi gjatë kontrollit nga policia ka arritur të zbresë nga automjeti dhe të largohet.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër
Njoftimi i Policisë:
Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.
Arrestohen në flagrancë dy shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër.
Sekuestrohen një sasi dozash canabis sativa, gati për shitje
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në inteligjencën informative, organizuan punën dhe si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-E.D., 23 vjeç; A.L., 24 vjeç, banues në Bulqizë si dhe u shpall në kërkim shtetasi A.S.
Shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me të cilët udhëtonin shtetasit e lartpërmendur, dhe shtetasi A.S., ka arritur të zbresë dhe tu largohet kontrollit të shërbimeve të policisë.
Po gjatë kontrollit në automjet u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike canabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në disa zona të qytetit të Bulqizës. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al