0 0
Read Time:1 Minute, 15 Second

Bulevardi, ky vend që e identifikon vendin tonë (pas jufkave dhe alegorisë), u privua së pari pas krasitjeve pa mëshirë të blirëve (të cilët nuk e identifikojnë më). Krasitja e tyre ngjalli debate, ku erdhën fill një sërë argumentash politike, biologjike, ironike dhe sigurisht argumenta edhe nga agronomia. 

Në gjithë këto histori, dhe plot problemeve që ka vendi ynë: prej nga mungesa e ujit të pijshëm e deri te braktisja dhe ikje masive, mua më shqetëson edhe aspekti estetik.  Më shqetëson humbja e identetitetit estetik. Se çfarë është humbja e identitetit estetik do ta shpjegoj më poshtë. 

Duke qenë se Peshkopia konsiderohej si “Qyteti i blirit”, dhe që një nga intektualët tanë kërkonte dikur që blirët të mbroheshin nga UNESCO, vlen të diskutohet për të famshmin bulevard. Pra, duke parë që blirët kanë çelë ca filiza të rinj, dhe pallakt janë të reja, UNECO nuk ka ç’të mbrojë më.

Shumë herë më ka rënë rasti të jem në Berat, Pukë, Shkodër, Bulqizë, etj dhe ajo çka të bie në sy është se të gjithë bulevardet a shëtitoret kanë po të njëjtën strukturë, të njëjtën lëndë dhe të njëjtën ngjyrë. 

Kudo të shkelësh sheh ngjyrën bezhë, të gurëve që vetëm gurë dibre nuk janë. Ato pllaka guri stonojnë në gjithë strukturën  e qytetit dhe rrinë si mishi huaj në mes të Peshkopisë. Janë kryesisht të vendosura pa ustallëkun e duhur dhe ato që veshin taka mund të thyejnë këmbët. Bashkë me këmbët mund të thyejnë dhe qafën.

Nga Alban Tufa

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %