Bubeqi mbetet në Grupin A, ish-trajneri i Korabit firmos sërish në Kategorinë e Parë

0 0
Read Time:34 Second

Dorian Bubeqi është trajneri i ri i Erzenit. Ish-tekniku i Korabit ka zgjedhur të vijojë aventurën sërish në Kategorinë e Parë, por me skuadrën shijakase. Burime për newsport.al bëjnë me dije që fillimisht ka pasur një ofertë për Oltijon Kërnajën, por pas refuzimit të këtij të fundit, ka qenë Bubeqi që i ka thënë “Po” drejtuesve të Erzenit.

Eksperienca në Kategorinë e Parë dhe cilësitë në fushën e trajningut e kanë bërë Bubeqin të duhurin për të drejtuar ekipin shijakas. Kujtojmë që ai vjen pas largimit nga Korabi, skuadër me të cilën pati sukses në të parën. Erzeni renditet në vendin e gjashtë me 18 pikë në Grupin A. (newsport.al)

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %