Banorët e fshatit Brezhdan të Peshkopisë, janë ngritur sot në shenjë protestë, pasi prej vitesh vijojnë të përballen me mungesën e ujit të pijshëm.
Banori i fshatit Brezhdan18 Mars, 2019 15:22
PESHKOPI- Janë rreth 800 familje të fshatit Brezhdan që përballen çdo ditë me mungesën e ujit të pijshëm. Për rreth 25 vite, këto familje marrin deri 10 apo 15 minuta ujë në 24 orë.
Janë bërë disa investime në rrjetin e ujit të pijshëm për këtë fshat, por situata mbetet e njëjte.Në të shumtën e rasteve uji mbushet me depozita nëpër kamionçina, në Peshkopi apo në burime natyrore, ku të mundin.
Në ato pak minuta që vjen uji, në shumicën e rasteve krijohen debate në çezmat publike, kush e kush të mbushë ujë .Tuba plastike ka kudo dhe vetëm një pikë ujë qe rjedhe ne cezma.
E ndërsa, më shqetësuese është depozita kryesore e ujit të pijshëm, që është jashtë çdo standarti higjenik, që uji të konsumohet.
Një tjetër shqetësim i këtyre banorëve, janë edhe ujërat e zeza. Është i vetmi fshat që ujërat e zeza nuk kanë kanale, por derdhen vend e pa vend. Por, shqetësimi më i madh është një kanal vaditës, që gjatë rrugës për në fshat, mbledh mbetjet organike dhe të ujërave të zeza dhe shkarkohen në Brezhdan. Në këtë kanal derdhen edhe mbetje spitalore(kanali kalon pranë qendër grumbullimit të mbetjeve të spitalit rajonal Peshkopi) nga ku ka pasur raste të shumta me sëmundje ifektive te femijeve.
Sot, disa nga banorët u mblodhën në shenjë proteste, para bashkisë Peshkopi dhe një perfaqësi e tyre, biseduan me kryetarin Muharrem Rama. Nëse nuk plotesohen kushtet tona banorët kërcënuan me bojkot total të zgjedhjeve dhe bllokim të rrugës Nacionale. Nga ana e tij, kryetari Bashkisë nesër do ndjekë nga afër situatën, bashkë me nje grup inxhinierësh.
(DibraOn.com) _ Dosja.al