Boronica cilësore shitet në trotuar. Fermerët, mundi dhe cilësia nuk justifikohet me çmim

0 0
Read Time:42 Second

Boronica duket që është fruti i sezonit dhe kohët e fundit  më Dibër duket se po përdoret në masë. Prej ditësh fermerë të ndryshëm, kryesisht nga fshatrat me reliev malor, si Zagradi, Bellova, Cerjani apo dhe Zimuri që tregëtojnë masivisht boronicë krejtësisht natyrale dhe me një çmim shumë të levërdisshëm.
Një kilogram boronicë në qytetin e Peshkopisë shitet me çmimin 500 lekë të rinj dhe mblidhet në orët e para të mëngjesit në lartësinë e bjeshkëve. Nëse merr parasysh mundin e madh që boronica ka për ta mbledhur dhe nëse  ja din vlerën e cilësisë që ky frut ka çmimi duhet të jetë më i lartë.
Fermerët dhe fshatarët që tregëtojnë këtë lloj fruti sezonal tregojnë për portalin DibraON.com se nuk kanë një treg të mirëfilltë dhe ato pal boronica detyrohen ti shesin në trotuar dhe me kova.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %