Borë në Dibër, asgjë e “jashtëzakonshme”.

0 0
Read Time:2 Minute, 21 Second


Deputetja e partise socialiste ne Diber Almira Xhembulla prej ditesh bashke me kryetarin e bashkise Muharrem Rama zyrtare te institucioneve dhe stafin e emegjencae ne Diber monitorojne ne terren situaten e renduar nga kushtet klimatike . Xhembulla, ne nje status ne rrjetin social Facebook shkruan se jemi koshient qe ka akoma rruge dhe fshata te pa hapur por po japim maksimumin per te liruar akset kryesore. Me tej deputetja Xhembulla shkuan: Dibër njerëzit i përgatiten dimrit, marrin dru e kujdesen që të kenë ushqim per vete e për bagëtinë. 
Dimrat janë të vështirë te ne dhe ne jemi të mësuar me këto vështirësi. Kam dy ditë që bashkë me kryetarin e bashkisë dhe stafin e emergjencave ndoqa nga afër monitorimin dhe koordinimin e punës për hapjen e rrugëve dhe menaxhimin e situatës. Djemtë e fadromave dhe borë-pastruesve duke vënë edhe jetën në rrezik po vazhdojnë punën edhe në këto orë diku në një nga rrugët e Dibrës. Gjithashtu edhe Policia e Shtetit, stafi i OSHEE’s dhe personeli mjekësor eshtë në gadishmëri për cdo situatë. 
Të palodhur, ata po i rrinë punës te koka nga mengjesi në darkë. Po i përgjigjen në kohë kërkesave të qytetarëve në gjithë territorin ku përfshihen 15 njësi administrative me 141 fshatra. Një nga bashkitë me shtrirje më të madhe dhe me zona të thella dhe gati-gati të izoluara edhe në kushte atmosferike normale. 
Dikush që ka kohë pa parë borë e që i ka harruar me vakt dimrat dhe vështirësitë e saj ka dal në kërkim të aventurës, se kanë edhe makina të mira për fat.
Ne jemi të ndërgjegjshëm që ka akoma rrugë të pa hapura e që situata vazhdon të jetë e vështirë, po jam e bindur që po bëhet maksimumi që akset kryesore dhe rrugët lidhëse më të rëndësishme të jenë të lira. Dimër bën cdo vit, herë më i lehtë e herë më i vështirë dhe ne cdo vit kemi vështirësi po mos e bëni pis borën e bardhë me lajme të rreme e të ekzagjeruara. E rëndësishme është të kemi drita, ujë dhe shërbime shëndetësore. Mos të kemi aksidente, të sëmurë rëndë apo përkeqësim të motit. 
Ju kërkoj kompanive të kontraktuara, stafit të bashkisë dhe administratorëve të vazhdojnë punën me intensitet dhe të jenë në shërbim të qytetarëve! Të hapen rrugët që fëmijët të vazhdojnë shkollën dhe fermerët të çojnë qumështin apo qytetarët të furnizohen me ushqime. Sa më shumë solidaritet, vullnetarizëm dhe bashkëpunim ashtu si cdo herë në ditë të vështira!

Punë të mbarë e me krahë të lehta kush është akoma duke punuar dhe uroj ditë më të ngrohta e më të qeta për qytetarët dibran!

Banore te fshatit Shumbat,Diber

Ps: Shëtitorja e mbuluar nga dëbora duket shumë e bukur, por mirë është të pastrohet.

(Marre nga profili i Facebook, Almira Xhembulla)

#DibraOn

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %