Blendi Gonxhe:- Nga sot kanë nisur punimet për ndertimin e DRSHTRR Burrel

1 0
Read Time:1 Minute, 0 Second

Diten e djeshme kanë nisur punimet pëe ndërtimin e qendrës së re të kolaudimit ne Lagjen e re, Burrel. Në një postim në rrjtin social facebook Drejtori i DPSHTRR Blendi Gonxhja shkruan:

Gushti nuk njeh pushime për DPSHTRR!

Nisën sot punimet për DRSHTRR Mat! Një Qendër e mirëfilltë Shërbimesh të Transportit Rrugor, Kontroll Fizik e Teknik/Linjë Kolaudimi, Linjë Tahografi për tërë shërbimet me mjetin dhe me drejtuesin e mjetit njësoj si në çdo drejtori rajonale, në shërbim të Bashkive Burrel dhe Klos, ku kemi rreth 6,000 mjete rrugore dhe mbi 13 mijë drejtues mjeti!

Investimi përfshin ndërtimin e objektit të ri me sipërfaqe 298 m2 (administrata, salla e shërbimeve dhe klasa e testimit), ndërtimi i kapanonit të QKT 321 m2, oborr funksional me 400 m2 gjelbërim me lulishte dhe pemë, etj!

  1. I vijmë në ndihmë komunitetit duke shkurtuar distancat, ulim kostot për sektorin dhe u kursejmë kohë qytetarëve dhe subjekteve që për kryerjen e shërbimeve me mjetin, për testime, certifikime e praktika të shumta duhet të udhëtonin drejt Peshkopisë, me një distancë rreth 162 km (3 orë e 20 minuta mesatarisht vajtje – ardhje)!

Investimi 100% nga fondet e vetëfinancimit si DPSHTRR!

Shërbime publike që përmirësojnë jetën e qytetarëve!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
100 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %