Read Time:55 Second
Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të ri janë betuar ditën e sotme te Presidenti Meta, për të nisur punën për mandatin e tretë qeverisës.
E pranishme në ceremoni ishte edhe kryeparlamentarja, Lindita Nikolla. ]
Menjëherë pas betimit te qeverisë së re tek Presidenti i Republikës dhe përfundimit të procedurave të parashikuara në Kushtetutë për fillimin e qeverisjes, Këshilli i ri i Ministrave pritet të marrë edhe vendimet e para.
Emrat e ministrave të qeverisë ‘Rama 3’
- Kryeministër – Edi Rama
- Zëvendëskryeministër (do mbikëqyrë edhe rindërtimin) – Arben Ahmetaj
- Ministre për Europën dhe Punëte Jashtme – Olta Xhacka
- Ministër i Mbrojtjes – Niko Peleshi
- Ministër i Drejtësisë – Ulsi Manja
- Ministër i Punëve tëBrendshme – Bledi Çuçi
- Ministre e Financave dhe Ekonomisë – Delina Ibrahimi
- Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë- Belinda Balluku
- Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Ogerta Manastirliu
- Ministre e Arsimit dhe Sportit – Evis Kushi
- Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural- Frida Krifca
- Ministre e Kulturës Elva Margariti
- Ministre e Mjedisit dhe Turizmit, – Mirela Kumbaro
4 ministra shteti
- Elisa Spiropali për Marrëdhëniet me Parlamentin
- Edona Bilalli ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
- Bora Muzhaqi ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët
- Milva Ekonomi, ministre Shteti për Standardet e Shërbimeve