Besimtarët myslimanë falën namazin në Pallatin e sportit “Bashkim Lala”

0 0
Read Time:1 Minute, 2 Second

Qindra besimtarë të qytetit të Peshkopisë dhe fshatrave përreth  u mblodhën ditën e sotme në Pallatin e Sportit “Bashkim Lala për të falur namazin e Kurban Bajramit.

Të shumtë ishin të pranishmit pa dallim moshe apo gjinie gjë e cila tregon mjaftë qartë fuqinë e kësaj feje kaq të pastër dhe besimin dhe devotshmërinë ndaj Zotit. 

Sipas traditës islame, rituali dhe festa e Kurban Bajramit fillon me faljen e namazit herët në xhami, vazhdon me prerjen e kurbanit për atë që ka mundësi dhe me festime të ndryshme, duke mbaruar me vizitat në të afërm, fqinj, shokë e miq.

Dëshmia e sakrificës na bën t’i jemi Zotit mirënjohës që na mundësoi që të sakrifikojmë dhe ndërkohë të ndjejmë kënaqësi që duke ndihmuar dhe duke shpërndarë mish, gëzojmë vëllezërit tanë për të festuar së bashku festën. Kjo na nxit që të jemi gjithmonë të gatshëm të bëjmë sakrifica për të mirën e përgjithshme, për fe e atdhe. 

Hasan Es-Sibti tregon: “I dërguari i Allahut na urdhëroi të vishnim rrobat më të mira

që mund të gjenim në dy bajramet, të lyheshim me parfumin më të mirë dhe të bënim kurban kafshën më të mirë që mund të gjenim” (Hakimi). 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %