ELBASAN- Elbasani ishte ndalesa e radhës e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Berisha paralajmëroi përgatitjen për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi, teksa kërcënoi edhe kryeministrin Rama.
Berisha e krahasoi situatën e tanishme me atë të viteve 90 dhe ftoi demokratët të përgatiten për një betejë deri në fitore të plotë.
“Ne duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi. Protestë, protestë dhe vetëm protestë. Dhe Edi Rama, duhet ta dish mirë, se kur të ngrihemi ne në këmbë nga rruga nuk shqitemi pa të hedhur ty aty ku e meriton. Mos luaj me kafshatën, se shqiptarët paguajnë kafshatën 80 herë më shtrenjtë se qytetarët e BE-së. Në do të ngrihemi në këmbë si opozitë e vërtetë, që do i tregojmë vendin siç ja treguam në ’90. Ftoj demokratët të përgatitemi për një betejë gjer në fitoren tonë të plotë, të merituar”,- tha Berisha.