Beni Elezi, shefi i kuzhinës së detit dhe promovues i maleve të Dibrës

1 0
Read Time:5 Minute, 22 Second


Personazh” është një projekt që sjell njeriun e vërtetë dhe të zakonshëm, por me historinë e jashtëzakonshme.  Histori të treguara nga vetë ata, ku gjithkush gjen një copëz të realitetit që sfumohet, por që nuk humbet kurrë. Personazhe që rrëfejnë dhe që sjellin mesazhe të forta për shoqërinë. I gjejmë mes nesh, por harrojmë të flasim gjatë me ta.

Nga: Samet ZAGRADI

Dibra në vetvete është një vend ku ushqimi zë një vend mjaftë të rëndësishëm. Ushqimet tradicionale dibrane po bëhen të njohura kohët e fundit dhe po kthehen një “brand” për sa I përket origjinës së tyre. Ushqimet tona gatuhen me shumë dashuri nga amvisat dhe shefat e guzhinave dhe kjo gjë u jep atyrë shumë vlerë. E veçanta e kulturës së të gatuarit në Dibër nuk janë vetëm shefat që gatuajnë ushqime tradicionale, por Dibra ka dhe djem siç është Beni, shef kuzhine i ushqimeve të detit. Ai është njohës shumë i mirë i prodhimeve të detit, menaxhon restorantin e tij dhe çdo ditë nuk harron dashurinë e madhe që ka për natyrën fantastike Dibrane.

Benard Elezi (Beni) ka lindur në fshatin Gradec, pjesë e Njësisë Administrative Maqëllarë ku mbaroi dhe arsimin e detyrueshëm në shkollën “Nazmi Rushiti” Dovolan. Historia e tij është sa e veçantë ashtu edhe interesante pasi pasionin e kuzhinës e mori nga shërbimi ushtarak. Tingëllon e çuditëshme por në një intervistë e të sinqertë për portalin Dibra ON  ai na tregon historinë e tij se si arriti të bëhej shef kuzhine I specializuar përushqime deti, pavarësisht se ne vendlindjen e tij këto ushqimenuk janë specialitet.

Historia ime me kuzhinën ka nisur pak çuditshëm. Edhe më e çuditshme është kur mendon se unë jam kuzhinier i produktevetë detit dhe vij nga Dibra. :- tregon Beni. Pasi mbarova shkollën e mesme kreva shërbimin e detyruar ushtarak në PshaLiman të Vlorës dhe më pas në Shëngjin. Për shkak se kisha pregatitje të mirë ushtarake dhe performancës së lartë eprorët vendosën që unë te kisha shërbimin në vend roje dhe të punoja si ndihmëskuzhinier. Pikërisht këtu lindi pasioni im për kuzhinen dhe sidomos për peshkun dhe frutat e detit meqënëse oficerëve shpeshherë u sillnin peshk nga barkat e Peshkimit. Më pas unë nuk humba kohë dhe u regjistrova në një kurs kuzhine në Tiranë dhe ndërkohë punoja pa pagesë në një restorant me emër nëTiranë. Kjo gjë më bëri mirë se pavarëisht lodhjes së madhe arrita në fillim të sezonit të punoja në Dhërmi si ndihmës dhe më pas në Tiranë si  kuzhinier në shumë restorante te Tiranës. 

Pas nje pune gati dhjetëvjeçare në kuzhinë kryesisht restorante peshku në Tiranë, me ndihmën e një shokut tim morëm përsiper të hapnim një restorant ku tashmë nuk isha ndihmës por shef kuzhine.  Te Aldo quhet restoranti i cili ndodhet tek Gjiri i Lalëzit. Në restorantin ku menaxhoj do të gjeni crudo super të freskëta, pasta e rizoto të ndryshme, peshk te eger te pjekur ne prush ose të furrës në kripë ose me perime sipas gustove tuaja.

(Pjata te pregatitura nga Shef Beni, Te Aldo Restorant)

Shef Beni nuk ka pasion vetëm gatimin dhe servirjen me plot stil të produkteve të detit por pasioni I tij I dytë është dashuria e madhe për natyrën. Pasion për natyrën, hikink, camping, rafting etj e bëjnë atë të shijojë resurset fantastike natyrore të cilat sa herë që viziton Dibrën I frekuenton ato. 

Gradeci është fshati I tij I lindjes dhe njëkohësisht një ngaatraksionet turistike të Dibrës dhe shef Beni në bashkëpunim me dashamirës të tjerë të natyrës gjithmonë kanër organizime kunuk mungon edhe gatimi I jashtëzakonshmë të troftës së Drinit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
100 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %