Në prag të festave të fundvitit në datë 26.12.2022 në qytetin e Peshkopisë,u zhvillua një aktivitet nga,
Shoqata Ndërkombëtare Së Bashku Ne Mundemi” e cila ka selinë qendrore në Qytetin e Durrësit si dhe degët e saj në disa rrethe të Shqipërisë.
Presidentja e Shoqatës Znj.Elsa Tasha dhe stafi i saj këtë muaj ka ndërmarrë një nismë të titulluar “Bëhu Babagjyshi për një Fëmijë me Aftësi Ndryshe ” Ku kanë arritur të gëzojnë disa fëmijë në disa rrethe
Duke qenë prezent edhe në Dibër,ku Shoqata ka degën e saj.
Kësaj nisme i është bashkuar edhe Arkitekti i njohur nga Durrësi Z.Indrit Hamiti i cili takoi fëmijët nga afër dhe u bë “BABAGJYSHI” i disa Fëmijëve me aftësi ndryshe.
Stafi i shoqatës,dega Dibër , ofroi 20-të pako ushqimore për familjet më në nevojë,të cilët janë me aftësi ndryshe dhe janë anëtarë të kësaj shoqate!
Urojmë që viti 2023 të vijë sa më i mbarë për të gjithë.