Bashkimi Europian në syrin e të rinjve shqiptar

0 0
Read Time:5 Minute, 20 Second

Nga: Sedjana Huna

Gjimnazi “ARBERIA”, Bulqizë

Bashkimi Europian konsiderohet nga shqiptaret, si një ombrell që mbledh dhe bashkon nën kupolën e saj, shtetet që prioritet kyç kanë lirinë, jetesën me kushte bazike, barazi për të gjithë, mirëqënie, drejtësi, punësim, arsim, shëndetsi dhe shumë e shumë zhvillime të reja. Në horizont duket se raporti midis Bashkimit Europian dhe Shqipëris, po përmirsohet nga dita në ditë, dhe kjo po shihet dukshëm. Në këtë raport të mirë Shqipëria po bën të pamundurën për të qenë pjesë e misionit te Bashkimit Europian.Por si shihet Bashkimi Europian në syrin e të rinjve shqiptar? Të rinjtë e Shqipëris e shohin Bashkimin Europian si një portë kryesore ku duhet trokitur, dhe që duhet hapur e kapërcyer sa më shpejtë te jetë e mundur.

Ajo çka përcjell Europa Perëndimore, ka bërë që Bashkimi Europian të mos e lerë Shqipërinë thjesht si një shtet që konkretizon në mënyrën më të mirë të mundëshme, fushat e historisë, kulturës apo tradicionales,por të ndihmojë kombin tonë,duke i mesuar të japë e të marrë njëkohësisht.Bashkimi Europian është një komunitet, ose më saktë një familje,ku pjestarët kanë interesa të përbashkëta ekonomike,shoqërore dhe politike.Po ashtu të bëhesh pjestar i një familje do të thotë të zhdukësh kufijtë dhe ndarjet,duke krijuar mundesin e lëvizjes së lirë dhe pa pengesë si dhe të punojnë me të njejtën monedhë. Të rinjtë e shohin Bashkimin Europian si një sfidë të fortë ku duhen plotësuar standartet dhe kriteret që kërkon unioni. Sa i përket asaj që Shqipëria ka kryer që nga njohja si vend kandidatë, në kohën kur u mbajt samiti i Zagrebit, mund të themi pa hile se ka bërë një rrugë të gjatë me plot peripeci.
Ne e dimë shumë mirë punën e palodhur të Shqipëris në zhvillime kryesisht të politikave ndërinstitucionale dhe në shumë e shumë hapsira të tjera. Edhe pse në një proces të ngadaltë në filesë, shoqëria shqiptare bëri progres rrënjësor dhe kështu një dritë shprese u pa nga shqiptarët, dhe ishte pikërisht liberalizimi i vizave për popullin sa të lashtë aq edhe punëtor. Rinia në Shqipëri studion edhe atë se çfarë do të japë Europa e bashkuar dhe normalisht si e tillë, mendojmë se Bashkimi Europian, do të na garantoj ne si shtet stabilitet dhe prosperitet të qëndrueshëm, të cilat do të jenë ndihmesë në financën, biznesin dhe ligjet shqiptare.

Për ne Bashkimi Europian, është si një lojë puzzle që të çon drejt një projekti frytdhënës dhe fitimprurës. Por për të përfituar të gjithë keto konkluzione, ne si shoqëri mendojmë që të japim shumë argumenta dhe për këte jemi te gatshëm të ofrojmë shumëçka. Por çfarë kur jemi vend i vogël gjeografikisht dhe disi i varfër ekonomikisht?! Ka shumë gjëra që ne ofrojm dhe që jemi krenar per to, dhe këtu përfshihen thesaret tepër të çmueshme që mbartim ne si komb dhe që ruhen me ligj. Shqipëria jonë është një vend i bukur, në këtë bukuri mesdhetare, natyra e virgjër si dhe misteret kulturore konbinohen për të krijuar një ndjenjë të vecantë për të gjithë vizitorët. Europa do të ndjejë mikëpritjen e mysafirëve si dhe do të përjetojë të kaluarën e hershme të Shqiperisë.
Ne i ofrojm Europës njerëz të ndershëm që punojnë dhe japin vlerat e tyre në maksimum, ne japim shumë dhe madje mund të shihemi dhe si një vend, qe favorizohet nga shumë faktor pozitiv, në fushën e sigurisë, bashkëpunimit të ngushtë bilaterale dhe multilaterale në arenën ballkanike dhe në atë ndërkombëtare.

Madje, ne jemi popull që harmonizojmë në mënyrë speciale dhe të pakrahasueshme, tolerancën si dhe bashkëjetesen fetare. Në Shqipëri ne shohim se si myslimanët, ortodoksët, katolikët, të krishterët dhe bektashinjtë, jetojnë dhe bashkëpunojnë në paqe për një të ardhme më të ndritur. Këto kulte fetare gjithashtu janë të drejtëpërdrejtë pa bindje partiake dhe janë me një detyrë kryesore për të shpërndarë në çdo cep të Shqipërisë një frymë humaniste. Në këto kushte duke parë se sa japim dhe se sa marrim, ne si te reja e te rinj shqiptarë, e shohim antarsimin në Bashkimin Europian si një punë që duhet marrë me seriozitet, dhe si një punë që i duhet shkuar deri në fund, dhe për këtë nuk duhen bërë vetëm publicitete por edhe të shihen qartë përpjekjet e bëra si nga ana e Shqipërisë ashtu edhe nga ana e Bashkimit Europian duke mos lënë jashtë dhe kryerjen sic duhet e detyrave dhe përgjegjësive tona si popull shqiptar.

Që pas luftës së dytë botërore politikan,filozofë, e shkrimtarë intelektualë të urtë e të ditur dhe me parime demokratike, arritën në përfundimin se cdo shtet Europian, duhet të lërë mënjëanë konfliktet dhe mosmarrëveshjet si dhe të zgjedhin një rrugë të përshtatshme për ardhmërinë e pasardhësve.Sot të rinjtë shqiptar e shohin Bashkimin Europian si një mundësi për të zgjidhur mirë dhe lehtë,probleme që shqetsojnë në ditët e sotme vendin,duke perfshirë këtu emigracionin,luftën kundër drogës,AIDS-it, krimet kundër njerëzimit etj.

Po ashtu Bashkimi Eurpoian gjindet përpara sfidave te mëdha, si diversiteti mes anetarëve. Aktualisht Shqipëria gjindet në një krizë politike dhe kjo mund të ndikojë negativisht në antarsimin për në Bashkimin Europian. Dialogu është modeli më i mirë i një shteti me parime demokratike, ndaj dhe e gjithë klasa politike duhet të dëgjojë apelin e bërë nga ndërkombëtarët, në mënyrë që të gjithë të dalin të fituar. Bashkimi Europian kërkon të rinj që të angazhohen në shumë procese dhe nëse do të jenë të këtillë, do të mbeten element thelbësorë dhe i fuqishëm i shoqërisë civile, e cila definitivisht duhet të ketë rol unik dhe në mbikëqyrjen dhe përmirësimin e thellë të shëndetit demokratik ne vend.

Bashkimi Europian kërkon një antarë, i cili nëse ky i fundit ka një qeveri të mirëfilltë, aktivistë të shoqërisë civile që kontribojnë gjerësishtë, media e lirë dhe dominuese si dhe jo më pak e rëndësishme institucione të pavaruara. Jemi të bindur se Shqipëria tashmë ka ndërmarrë hapa të rendësishme në drejtime të duhura, duke përfshirë këtu reformën në drejtësi dhe duke e krahasuar këtë të fundit me atë të vendit fqinj. Europa kërkon idealizëm të ndërthuruar me një vendosmëri të duhur, si dhe radikalizëm që ndëthuret me respekt. Populli shqiptarë ka nevojë për të qenë pjes e Bashkimit Europian, ndaj dhe po përpiqet ne maksimum, gjithsesi mendojmë se dhe pak ka ngelur që të arrijmë fundin e një ëndrre të kahershme dhe të shumëpritur.

“Mbështetur nga Universiteti Qiriazi”

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %