Bashkim LALA, QYTETAR NDERI I PESHKOPISË

0 0
Read Time:1 Minute, 54 Second

Bashkim LALA, QYTETAR NDERI I PESHKOPISË

U lind në Peshkopi (22 mars 1949).
Vinte nga një familje me kontribute në LANÇ dhe në periudhën pas çlirimit. I ati, Idriz Lala ishte ndër kuadrot kryesor të Dibrës, me respekt e reputacion, njeri i respektuar i qytetit të Peshkopisë dhe të gjithë Dibrës. E ëma, në mos gaboj, Selvia, një grua zonjë, kryekuzhiniere e konviktit “Nazmi Rushti”, kur edhe unë isha nxënës konviktor.
Vetë Bashkimi kishte mbaruar Institutin e Kulturës Fizike “Vojo Kushi”, në Tiranë dhe ishte specializuar në kursin një vjeçar për trajner të Kategorisë së Parë ( 1978).
Eshte marre dhe me futboll. Per nje kohe ishte portier i pare i “Korabit”
Bashkim Lala e nisi seleksionimin e ekipit të parë të të rejave të volejbollit (1974). Q nga ajo kohë për katër dekada, Peshkopia kishte skuadrën e saj të volejbollit, të konfirmuar, që, prej kaq vitesh, nuk e njehu rënien nga Kategoria e Parë.
Deri më sot, në drejtimin e ekipit të volejbollit të femrave ka arritur disa suksese të rëndësishme, si : futjen për herë të parë në kategorinë e parë me të rejat e “Korabit” (1976); futjen për herë të parë në kampionatin e kategorisë së parë me të rriturat (1981); “Korabi” zë vendin e dytë në Kupën e Republikës për të rriturat (1987); “Korabi” zë vendin e tretë në kampionatin kombëtar të të rriturave të Gr. A1 të Kategorisë së Parë (1988) ; “Korabi” zë vendin e dytë në Kupën e F.SH. L. (1988) ; “Korabi” zuri vendin e parë në grupin A2 të Kategorisë së Parë (2000 e në vazhdim) .
Për 11 vite, ka dhënë mësimin e edukatës fizike në shkollat e mesme të qytetit të Peshkopisë dhe ka qenë bashkëtrajner i ekipit të volejbollit të të rejave të Shqipërisë ( me Kreshnik Tartarin dhe Ilir Cirinakun) në vitet 1987, 1988 dhe 1989 .
Për kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e sportit të volejbollit në Rreth, Këshilli Bashkiak i qytetit të Peshkopisë, me vendim të posaçëm numër 87, datës 21.2. 2000, e ka shpallur “Nderi i Qytetit”. Vdiq në vitin 2013. Po me vendim të posaçëm të Këshillit Bashkiak, Pallati i Sportit në qytetin e Peshkopisë, mban emrin e nderuar të Bashkim Lalës. Bashkim Lala i mungon familjes e farefisit, po i mungon dhe Dibrës.
Fatos DACI

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %