Sic eshte lajmeruar me pare Bashkia Diber po planifikon degjesa publike ne te gjithe Njesite Administrative ne zonen e Dibres. Sot kryetari Murrja dhe stafi i tij ndaloi ne Njesine Administrative Tomin ku u diskutuan problematikat qe e shqetesojne si Njesi Administrative.
Ne nje postim ne rrjetin social facebook Bashkia Diber shkruan:-
“Diskutim mjaft konstruktiv me banorët dhe grupet e interesit mbi nevojat më imediate dhe problematikat komunitare në njësinë administrative Tomin.
Ndër të tjera, kryetari i bashkisë Dibër, z.Shkëlqim Murrja garantoi se asfaltimi i rrugës së fshatit Brezhdan, asfaltimi i rrugës së lagjes “Hoxhe”(Tomin), si dhe një urë lidhëse e domosdoshme në fshatin Zdojan do të jenë prioritete për NjA Tomin në projekt-buxhetin e bashkisë Dibër për vitin 2022, ashtu siç do të jetë në vëmendje furnizimi me ujë të pijshëm në fshatrat ku ka probleme, si dhe përmirësimi i shërbimeve në tërësi”