Bashkia Dibër nëpërmjet rrjetit social Facebook lajmëron qytetarër se ditën e enjte organizon “Konsultim Publik” mbi punët dhe investimet e kryera gjatë 6 mujorit të parë nën drejtimin e kryetarit Rahim Spahiu.
Ndër të tjera shkruhet :-
Të nderuar qytetarë dibranë!
Nesër, me datë 29.09.2022, ora 12:00, në ambientet e 📍Pallatit të Kulturës “Haki Stërmilli”, Peshkopi, Bashkia Dibër organizon “Konsultim Publik” mbi punët dhe investimet e kryera gjatë 6️⃣ mujorit të parë nën drejtimin e kryetarit Rahim Spahiu, projektet në zbatim e ata të planifikuara, si dhe padiskutim kërkesat dhe nevojat komunitare të parashtruara nga ju në këtë takim do të kenë hapësirën dhe peshën e duhur për adresim në vijim!
Pjesëmarrja dhe zëri juaj është tejet i rëndësishëm!