Bashkia Dibër kundër konçesionit të Llixhave

0 0
Read Time:1 Minute, 8 Second

Bashkia Dibër duket se është kundra dhënjes me konçesion të ujit të llixhave. Kryetari i bashkisë Dibër përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në facebook u shpreh se bashkia bashkë me prefekturën kanë votuar kundër këtij vendimi.

Më tej ai shkruan “Si Kryetarit i Bashkisë Dibër po ndjek prej ditësh nga afër vendimin e Këshillit të Basenit Ujore Drin-Bunë, Shkodër. Në lidhje me vendimin në fjalë, Bashkia Dibër dhe Prefektura Dibër kanë votuar kundër tij.

Sot u organizua dëgjesa e radhës Publike me bizneset dhe qytetarë të Lagjes së Llixhave, bashkë me deputeten Znj.Almira Zebi Xhembulla dhe përfaqësues të grupit të punës nga Kryeministria.

Bashkia Dibër ka dërguar pranë Kryeministrisë një shkresë ankese. Menjëherë, nga ana e Kryeministrisë, u dha urdhër për ngritjen e një grupi pune të përbashkët për të vlerësuar proçesin dhe vlefshmërinë e kësaj vendimmarrje.

Bashkia Dibër është e angazhuar maksimalisht për ta referuar dhe ndjekur çështjen tek “Këshilli Kombëtar i Ujit” organi më i lartë për menaxhimin e Ujërave në Republikën e Shqiperisë si dhe do të koordinojë punën me Agjensinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore lidhur me hapat e mëtejshëm.

Personalisht jam me të gjithë bashkëqytetarët që protestojnë për këtë vendim dhe padyshim që bashkarisht do ti shkojmë deri në fund këtij vendimi duke ndjekur rrugën institucionale dhe ligjore :- shkruan Rama në profilin e tij në facebook

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %