Read Time:35 Second
Bashkia e Bulqizës po angazhohet në hapjen e kanaleve kulluese. Punonjësit e bashkisë po inspektojnë kudo, që mund të shfaqen probleme. Kjo për shkak të reshtjeve të pritshme të stinës së dimrit.
Është mësuar se ekipet e punës punës kanë punuar gjatë këtyre ditëve në Bulqizë dhe Fushë Bulqizë për të pastruar dhe hapur kanale që do të devijojnë vërshimet e mundshme të reshjeve.
Në rrjetet sociale, kryetari I Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla është shprehur se , ‘’Bashkia Bulqizë prej kohësh ka komunikuar intensivisht edhe me ARRSH, i cili gjatë këtyre ditëve pritet të ndërhyjë në pikëtakimin e rrugës së Arbrit me kanalet kulluese të qytetit, gjë që pati shkaktuar edhe përmbytjet e një viti më parë.’’