Banorët e Staravecit vullnetarisht bëjnë reabilitimin e rrugës

0 0
Read Time:46 Second

Kur partitë politike të çdo kahu rendin fshat më fshat duke pretmuar akoma ujë, drita dhe rrugë dhe përse jemi në vitin 2021 banorët e fshatit Staravec të Njësisë Administrative  prej disa ditësh me vetëfinancim po reabilitojnë rrugën kryesore dhe atë përmes fshatit. 

Banorët e fshatit edhe përse janë të papunë dhe nuk kanë të ardhura ekonomike janë detyruar të ndërhyjnë pasi askush prej 20 vitesh nuk ka ndërhyrë në asnjë shërbim edhe përse fshati Staravec që ndodhet vetëm 2  Km larg qytetit të Peshkopisë dhe ka afērsisht 160 familje. 

 

Ndryshe nga fshatrat e tjerë të Dibrës  lëvizjet migruese dhe emigruese kanë qenë më të pakta. 

Pavarësisht ankesës në instancat përkatëse nuk kemi marrë asnjë përgjigje për sa i përket rrugës që nga fundi i asfaltit deri në fillim të fshatit ishte në gjendje mizerrabël. Askush nuk erdhi dhe ne u detyruam të ndërhynim vetë :-shprehen banorët e fshatit Staravec. 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %