Bahute, fshati që pak nga pak po zhduket

0 0
Read Time:5 Minute, 40 Second

Bahutja ndodhet  rreth 6 km në veri të qytetit të Peshkopisë dhe është pjesë e rëndësishme e njësisë administrative Tomin. Poshtë vargmaleve të Deshatit në lindje kufizohet me fshatin Shimcan, në veri me Zimurin, në jug me Deshatin dhe në perendim përroi e ndan me fshatin Vrejnt. Ka një klimë me dimër  të ashpër dhe me borë, dhe verë të thatë dhe të nxhehtë klimë tipike të kësaj zonë.

Fshati Bahute ndahet në dy pjesë respektivisht Bahutja e sipërme apo sic e quajnë banorët “Istrefe” dhe Bahutja e poshtëme. Gojëdhenat e shumta janë kantradiktore me emrin e këtij fshati duke dhënë versione të ndryshme. Rreth viteve 1920 ky fshat numëronte 23 familje për të arritur në vitet e demokracisë rreth 120 familje. Banorët e këtij fshati kanë luajtur një rol mjaftë të rëndësishëm në luftërat që janë zhvilluar në pejudha të ndryshme në vëndin tonë duke dhënë jetën si dëshmorë të lirisë. Shehat Halili, Kalosh Taravari, Beqir Baci, Pijazit Neli e shumë të tjerë luftuan me cetat partizane në mbrotje të atdheut të tyre.

Dikur ishin 120 familje, e sot rotacioni na con sërish ne vitet 1920. Në ditët e sotme ky fshat rrezikon të zhduket duke qënë se lëvizjet masive të popullsisë drejt qëndrave urbane nuk po ndalen. Cdo ditë ky fshat po braktiset nga familje të cilat në kërkim të një jete dhe mundësive më të mira detyrohen të lënë pas trojet dhe historinë e tyre. Shkolla fillore dikur ziente nga zëra fëmijësh e sot dhe pse pas një investimi të qeverisë Shqiptare ajo qëndron e mbyllur. Mungesa e fëmijëve ka detyruar institucionet të mbyllin klasat kolektive duke bërë që ato pak fëmijë mes vapës, ftohtit, borës dhe ngricës të udhëtojnë rreth një orë drejt shkollës 9 vjecare “Shehat Halili” Shimcan, shkollë kjo që po shkon shkon drejt mbylljes dhe pse mbart një histori të jashtëzakonëshme ndër breza.

Dikur njerëz punëtore të zellshëm dhe me një harmoni  mbreslënëse jetonin në dyert e njëri tjëtrit. Punonin, festonin dhe ndanin bashkë cdo problem duke bërë fshatin Bahute nje nga fshatrat më paqësor dhe më të lidhur mes tyre. Ritet, dogmat dhe traditat ruheshin me fanatizëm nga cdo pjestar i asaj zone i madh dhe i vogël dhe padyshim që ky ka qënë një ndër arsyet pse këto njerëz shkonin mirë më njëri tjetrin. Dikur kishte shumë gjëra, e sot në këtë fshat nuk ka më as njërëz. Xhamia e fshatit mbushej nga besimtarë myslian por ky fenomen detyroi që në ditët e sotme të mos hapet më, duke ndjekur fatin e shkollës. Njerëit që kryenin ritet fetare janë larguar bashkë me familjet e tyre. Tokat kanë mbetur djerr, ato toka që dikur prodhonin produkte me emër dhe cilësi duke mabajtur ekonomikisht keto familje. Patatet dhe mollët karakteristike të Bahutes kultivoheshin dhe pëlqeheshin në masë duke bërë atë të njohur ne trevat e tjera të Dibrës.

Panorama që të paraqitet sot në qoftë se mendon të shkosh në Bahute të sjell në mendje skena të filmave me tema lufte. Në dalje të Shimcanit përballë shfaqet një panoramë e shëmtuar me nuance të thella zymtësie dhe qetësie që të vret. Dikurë ajo rrugë në hyrje të fshatit gjithmonë kishte lëvizje me njerëz nga Bahutja, Zimuri, Vrejndi, Voleza, e deri në Limjan. Sot ajo mbart një qetësi e cila të shoqëron deri fshat. Gjëndja e mjerueshme e këtyre pak njerëzve që kanë mbetur duket qartë që zymtesine që ato kanë në fytyrat e tyre. Teksa mundohesh të deportosh me thellë qetësisë së zymtë i përforcohet ideja  që tu shfaq në fillim të fshatit tek lapidari. Shtëpi të rrënuar që nga moment në moment duket sikur do varrosin  poshtë edhe këto pak frymë që kanë mbetur. Diku më tej në mëhallën e poshtëme situate ishte më keq. Qetësinë e zymtë herë herë  e prishte një gjel që dukej të  thoshte se ky vend akoma ka të zotë. Ndoshta ka të drejtë sepse të vetmit besnik të kësaj shkretëtire kanë mbetur ato bashke me disa gra e fëmijë që përpiqen te mbijetojnë me cka tu ndodhet. Burrat dhe djemtë e mbetur të këtij fshati detyrohen të largohen më mërgim pasi cdo mundësi fitimi në këtë vend nuk përballon jetesën normale të një familje. Gratë që mjeshtërisht bëjnë gati cdo rol të burrit duke kositur, prashitur, duke bërë dru në mal dhe  duke kullotur bagëtinë  në cdo ditë të jetës së tyre. Heroina të vërteta kur i sheh të stërmunduara e të plakuara para kohe duke bërë punë që një pjesë e madhe e grave në Shqipëri nuk do i mendonte kurrë.

Burrat tanë janë në kurbet dhe punët normalisht që duhen bërë. Nuk na bëjnë më përshtypje këto punë sepse kemi një jetë në këtë fshat:- ishin fjalët e një gruaje rreth të 45-tave që me nxitim i nisi të thoshte teksa me një veshtrim disi të egër bërtiti kalit të ngarkuar jonxhë. Gruaja me një trastë në dorë, me shami të bardhë në kokë dhe më një femijë me fytyre të pafajshme me hundë të qëruar nga djelli humbën në qetësine mbytëse që karakterizontë këtë fshat.

Për këto pak banorë jetesa është tejet e vështirë vecanërisht stinën e dimrit ku bora dhe infrastruktura jashtëzakonisht e amortizuar e bën të pamundur lëvizjen në rast të ndonjë emergjence. I vetmi mjet lëvizës është një furgon që përballon lehtësisht lëvizjen e bonorëve të fshatit Bahute dhe Zimur bashkë. Ekonomia e këtyre banorëve sic shprehen ato nuk është aspak e mirë, ndryshe një orë e më parë do ishin larguar nga ai vend që nuk jetohet më.

Të ishtë për mua nuk do ikja kurrë nga ai vend, sepse aty linda dhe punova një jetë të tërë duke jetuar të varfër por të lumtur. U largova nga Bahutja sepse doja një jetë më të mirë për fëmijet e mi. Më merr malli për cdo gurë  dhe sa herë udhetoj drejt Dibrës mundohem të vizitoj me mall atë vend:- janë fjalët e 60 vjecarit Q.B që bashkë me familjen prej dhjetë vitesh jeton ne Durrës. Ndërtimi i rrugës së Arbërit si për cdo dibran edhe për banorët e fshatit Bahute do ti rikthente ato duke rindertuar shtëpitë e tyre tashme të shkatërruara dhe duke punuar takat djerr prej disa vitetve.

Ky fshat dita ditës po rrënohet deri në rrënjë duke rrezikar dhe mosegzistencën e tij. Si Bahutja janë disa fshatra të thellë që cdo ditë po braktisen nga banorët nga mungesa të ardhurave ekonomike dhe zhvillimi i një infrastructure që do bënte një jetesë sa më të mirë. Bellova, Cerjani, Zagradi, Zimuri e disa fshatra të tjerë duket se kanë të njëtin fat me atë të Bahutes duke pasur në brendësi të tyre dhjetë, pesëmbëdhjetë apo njëzetë familje e gjithë fshati dhe këto me prespektivë për tu larguar nga një ditë e më parë nga ai vend.


Nga: SAMET ZAGRADI

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %