Read Time:33 Second
Autoriteti Rrugor Shqiptar në një postim në rrjetet sociale njoftoi se në kuadër të vazhdimit të punës me shtrimin e shtresave asfaltike në segmentin rrugor nga “Fundjavë Ndryshe” deri në “Shkallën e Tujanit”.
Nëpërmjet këtij statusi bëhet e ditur për të gjithë qytetarët që udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Peshkopisë dhe anasjelltas, se në datën 29 30 Shtator 2023 nga ora 09:00-14:00 do të ndalohet qarkullimi i mjeteve.
Për këtë arsye Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve për të marrë masat e nevojshme për të evituar qarkullimin në këtë segment të Rrugës së Arbrit, përgjatë këtyre intervaleve kohore.