Cikli (Histori Dibrane)
U nis një plak nga Luznia për të shkuar një natë tek një mik në Cidhën. Sapo u fut në oborrin e shtëpis, djali vetëm ndodhej jashtë dhe këtë mikun nuk e priti mirë bile I tha se baba nuk ndodhet në shtëpi. Luznakut I erdhi mjaftë keq për këtë pritje që I bëri djali, por përsëri u fut në shtëpinë e mikut. Sapo u ul I zoti I shpisë nisi me e pyet mikun si je e a u lodhe gjatë rrugës.
-Mirë jemi të gjithë e rrugës nuk u lodha, por më erdhi keq se bash mu ke porta jote hasa me një trung të pagdhendur e desh rash përdhe. I zoti I shtëpisë e kuptoi se cfarë I kishte ndodhur mikut ndaj ja ktheu
– Mos u mërzit bre burrë! Unë ka ma shumë se tridhjetëvjetë vjet që merrem me atë trung për ta gdhendur e ende nuk po gdhend. Gjith këto vjet asnjë ashkël nuk I del