Ekipi i futbollit “Burreli” zhvilloi këtë të Mërkurë ndeshjen e parë play off kundër ekipit të Tomorit të Beratit që u rendit e dyta në grupin B në sezonin futbollistik 2020 – 2021. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”, pati emocione të mëdha pasi matjanët shkonin në këtë zonë play off pas 13 vitesh. Megjithë rastet sporadike të matjanëve, të parët që kalojnë në avantazh janë beratasit me Cankën në minutën e 32.
Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat ku beratasit shkojnë më të qetë në dhomat e zhveshjes. Trajneri Hoti fut që në fillim të pjesës së dytë në lojë Kolecin i cili zëvendësoi Kurbneshin dhe Tomën që zëvendësoi Rexhepin. Por 10 minuta nga fillimi i kësaj pjesë Tomori dyfishon rezultatin me anë të Barjamajt.
Në minutën e 62’ sulmuesi Jasmin Raboshta kishte mundësinë e ngushtimit të diferencës së rezultatit, por nuk arrin të shënojë. Vetëm 2 minuta më vonë, Raboshta fiton një penallti pasi pengohet në zonë nga mbrojtja beratase. Ekzekutimi i saj do të bëhej nga vetë sulmuesi i cili godet saktë dhe shënon.
Minutat në vijim e 4 të dhëna shtesë nga gjyqtari i katërt i këtij takimi, nuk sollën ndryshim. Beratasit arritën ta ruajnë këtë rezultat deri në sekondat e fundit, duke kaluar këtë fazë dhe tashmë janë në pritje të ekipit që do ta mbyll sezonin e suuperligës në vendin e 8. Ndërsa për matjanët, ëndërra për të prekur superligën sezonin e ardhshëm, mbyllet këtu.
Asnjë ekip i qarkut Dibër nuk prek superioren. Burreli mposhtet nga Tomorri i Beratit
Read Time:1 Minute, 14 Second