0
0
Read Time:29 Second
Rruga e fshatit Brest i Epërm, pjesë e njësisë administrative Kastriot, është tashmë e asfaltuar dhe e zgjeruar, duke i shtuar një rrugë të re të shtruar infrastrukturës rurale të zonës. Ky investim është një lehtësim i madh për banorët, të cilët prej vitesh kanë vuajtur mungesën e një rruge të përshtatshme për lëvizje.
Në një intervistë për Dibra On, banorët e Brestit të Epërm shprehën kënaqësinë e tyre për përmirësimin e rrugës, duke theksuar se tashmë kanë një akses më të mirë dhe të sigurt për lëvizje dhe për të përmbushur nevojat e përditshme.