Artion Duka emërohet drejtues i ri i Policisë në Dibër

1 0
Read Time:45 Second

Artion Duka emërohet drejtues i ri i Policisë në Dibër

Dibër – Në kuadër të reformave për përmirësimin e drejtimit të policisë, Artion Duka është emëruar drejtuesi i ri i Policisë për qarkun e Dibrës. Emërimi i Dukës vjen pas një procesi konkurimi të fortë, ku 43 kandidatë garuan për 12 pozicione kyçe në qarqet e vendit.

Duka do të ketë detyrën të rrisë sigurinë dhe të mbështesë komunitetin dibran në një rol që kërkon angazhim të lartë për të adresuar sfidat e rendit dhe sigurisë publike. Në të njëjtën kohë, një tjetër konkurs është hapur për 48 pozicione të reja drejtuesish të komisariateve në Shqipëri, ku për këto pozicione po konkurrojnë 290 kandidatë nga e gjithë Shqipëria.

Kjo reformë synon të sjellë një frymë të re në drejtimin e policisë lokale dhe të përmirësojë më tej bashkëpunimin me qytetarët për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në Dibër dhe në mbarë vendin.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %