Arrestohet kryebashkiaku socialist i Bulqizës, Lefter Alla

0 0
Read Time:42 Second

Lefter Alla, kryetar i Bashkisë ës Bulqizës është vënë në prangat e policisë pasditen e sotme. “Panorama” raporton se ai është vënë në pranga me urdhër të SPAK për shkak se ndaj tij rëndojnë dy akuza. Ai akuzohet për korrupsion dhe abuzim me tenderat publikë. Alla është paraqitur më herët në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të dhënë sqarime për këto tendëra.

Rreth tre vite më parë Kryebashkiakut të Bulqizës i dalë nga zgjedhjet e vitit 2019 iu publikua një video, ku dyshohej se po përdorte lëndë narkotike e dyshuar kokainë. Kjo video mësohet se ështe hetuar nga SPAK . Hetimet u drejtuan nga prokurori i SPAK, Ened Nakuçi, i cili pas disa muaj verifikimesh ka vendosur t’i pushojë ato me argumentin se nuk janë gjetur dhe vërtetuar elemente te veprës penale ndaj kryebashkiakut. /LAPSI.al

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %