Miku jonë dhe kampioni i Bodybuliding, dibrani Arbër Xhemali do të mbajë ngjyrat e flamuit tonë në trofeun HERCULES OLYMPIA ITALY – AMATEUR i cili do të mbahet në Venecia të Italisë në datë 1 Nëntor 2019.
Kjo është një garë ndërkombëtare për të gjithë anëtart e WABBA INTERNATIONAL ITALIA 2019 mes të cilët dhe Arbër Xhemali.
Në këtë garë përzgjidhen
– Mister UNIVERSE 2019
– MR UNIVERSE \ WORLD te tre viteve pasardhese
– MR ITALIA e tre viteve pasardhese. Fituesit absolute MAN BB \ MAN PHYSIQUE \ MISS BIKINI marrin kualifikimin PRO.
Gjithashtu pas kesaj gare behet regjistrimi ne “TROFEO 2TORRI” nje dite pas.
Për DibraON.com Xhemali tha që ndihet i privilegjuar dhe do japë maksimumin në këtë garë që do të mbahet në datën 1 nëntor.