Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, nderoi Altin Dumanin, kreun e SPAK-ut në Shqipëri, si një nga 10 kampionët globalë të luftës kundër korrupsionit për vitin 2024.
Gjatë një ceremonie zyrtare më 9 dhjetor, Blinken vlerësoi punën e jashtëzakonshme të Dumanit dhe të Prokurorisë së Posaçme në goditjen e politikanëve të lartë dhe grupeve kriminale, duke e cilësuar SPAK-un si një nga institucionet më të besueshme në Shqipëri.
Në luftën kundër korrupsionit, Altin Dumani ka treguar integritet dhe efektivitet të jashtëzakonshëm, tha Blinken, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare për vendet që përballen me sfida serioze në këtë drejtim. Amerika vijon të ofrojë trajnim dhe asistencë për përforcimin e institucioneve që luftojnë korrupsionin global.